Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Trump pas deportimit të Greta Thunberg nga Izraeli: “Është e çmendur, duhet ta vizitojë një mjek”

Enesa Veseli by Enesa Veseli
07/10/2025
in Lajme
0
Trump pas deportimit të Greta Thunberg nga Izraeli: “Është e çmendur, duhet ta vizitojë një mjek”
0
SHARES
9
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka komentuar deportimin e aktivistes suedeze për klimën Greta Thunberg nga Izraeli, pasi ajo dhe aktivistë të tjerë pro-palestinezë u arrestuan gjatë përpjekjes për të thyer bllokadën detare të Gazës.

Në një deklaratë për gazetarët në Zyrën Ovale, Trump tha se Thunberg është “thjesht një shkaktare problemesh” dhe se ajo ka nevojë për ndihmë mjekësore.

“Do të më thuash që ajo nuk shqetësohet më për mjedisin dhe tani shqetësohet për këtë? Ajo ka një problem me menaxhimin e nervave, mendoj se duhet ta vizitojë një mjek. Është shumë e zemëruar, është shumë e çmendur,” tha Trump.

Thunberg u deportua nga Izraeli së bashku me 135 anëtarë të Flotiljes Globale “Sumud”, të cilët ishin arrestuar teksa përpiqeshin të hynin në ujërat e Rripit të Gazës me ndihma humanitare.

Pas mbërritjes në aeroportin e Athinës të hënën, ajo e akuzoi Izraelin për “përpjekje për të zhdukur një popullsi të tërë”, duke iu referuar palestinezëve në Gaza.

“Mund të flas gjatë për keqtrajtimin dhe abuzimin që pësuam gjatë burgosjes sonë, por kjo nuk është historia,” tha Thunberg.

Ngjarja ka ngjallur reagime të shumta ndërkombëtare, si për qëndrimin e Trump-it, ashtu edhe për veprimet e autoriteteve izraelite ndaj aktivistëve.

/Redaksia – Qendra.Info/

Related

Previous Post

Dy shtetas të Bosnjës arrestohen në Serbi, njëri kishte mbështjellës telefoni me flamurin shqiptar

Next Post

Kryebashkiaku i Nju Jorkut në vizitë zyrtare në Shqipëri: Takon Ramën dhe përfaqësues të biznesit e teknologjisë

Next Post
Kryebashkiaku i Nju Jorkut në vizitë zyrtare në Shqipëri: Takon Ramën dhe përfaqësues të biznesit e teknologjisë

Kryebashkiaku i Nju Jorkut në vizitë zyrtare në Shqipëri: Takon Ramën dhe përfaqësues të biznesit e teknologjisë

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.