Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Kryebashkiaku i Nju Jorkut në vizitë zyrtare në Shqipëri: Takon Ramën dhe përfaqësues të biznesit e teknologjisë

Enesa Veseli by Enesa Veseli
07/10/2025
in Lajme
0
Kryebashkiaku i Nju Jorkut në vizitë zyrtare në Shqipëri: Takon Ramën dhe përfaqësues të biznesit e teknologjisë
0
SHARES
3
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kryebashkiaku në detyrë i Nju Jorkut, Eric Adams, ka mbërritur në Shqipëri për një vizitë zyrtare katërditore, gjatë së cilës pritet të zhvillojë takime me kryeministrin Edi Rama, përfaqësues të qeverisë, si dhe drejtues të sektorëve të biznesit dhe teknologjisë.

Vizitën e Adams në Shqipëri e ka konfirmuar zëdhënësja e tij, Kayla Mamelak, përmes një deklarate zyrtare.

“Gjatë ditëve të ardhshme, Kryetari i Bashkisë Adams do të udhëtojë për në Shqipëri, ku do të takohet me kryeministrin, udhëheqësit e biznesit dhe teknologjisë, do të vizitojë fabrikat dhe do të diskutojë mundësi të reja për të rritur aktivitetin ekonomik dhe turizmin në New York City,” tha Mamelak.

Sipas saj, qëllimi i kësaj vizite lidhet me forcimin e marrëdhënieve ekonomike dhe promovimin e turizmit ndërmjet Nju Jorkut dhe Shqipërisë.

Eric Adams, i cili ndodhet në fundin e mandatit të tij si kryebashkiak i Nju Jorkut, disa javë më parë njoftoi se nuk do të rikandidojë për një mandat të dytë në krye të bashkisë më të madhe të SHBA-së.

Vizita e tij në Tiranë pritet të përfshijë takime edhe me përfaqësues të diasporës shqiptaro-amerikane dhe me sipërmarrës lokalë, që synojnë zgjerimin e bashkëpunimit me tregun amerikan.

/Redaksia – Qendra.Info/

Related

Previous Post

Trump pas deportimit të Greta Thunberg nga Izraeli: “Është e çmendur, duhet ta vizitojë një mjek”

Next Post

“Spastrim etnik i serbëve në Kosovë” – Shqipëria i përgjigjet Serbisë: Akuza të pabaza, mos ngatërroni rolet e agresorëve me viktimën

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.