Likovë, 07 Tetor 2025 – Qendra.info mëson se dr. Zekirija Shahini, bartës i Listës për këshilltarë në Komunën e Likovës nga Aleanca Kombëtare për Integrim, është plagosur pas një sulmi me armë zjarri.
Ngjarja ka ndodhur në afërsi të ndërtesës së Fondit Pensional në Kumanovë, kur dy-tre plumba janë shtënë në drejtim të tij. Dr. Shahini është dërguar menjëherë në Klinikën në Shkup, ku burime për Qendra.info bëjnë me dije se ai është jashtë rrezikut për jetë.
Policia ka rrethuar vendin e ngjarjes dhe po konfiskon kamerat që mund të kenë kapur momentin e incidentit. Sipas informacioneve të Qendra.info, dr. Shahini është plagosur në këmbë, ndërsa identiteti i autorëve dhe motivi i sulmit mbeten ende të panjohura.
Qendra.info do të vazhdojë të ndjekë ngjarjen dhe do të raportojë për zhvillimet e reja.