Prishtinë, 7 tetor 2025 — Kombëtarja e Kosovës do të vazhdojë sot përgatitjet për dy sfida kyçe në kualifikimet për Botërorin 2026. “Dardanët” do të zhvillojnë një seancë stërvitore në stadiumin “Fadil Vokrri” duke filluar nga ora 16:30, njofton Federata e Futbollit e Kosovës.
Pas stërvitjeve, dy futbollistë të përzgjedhur do të dalin për të dhënë intervista për media. Ekipit i janë rikthyer Edon Zhegrova dhe Milot Rashica, të cilët munguan në grumbullimin e shtatorit, ndërsa bashkë me ta është bashkuar edhe prurja më e re, Albian Hajdari.
Megjithatë, trajneri Franco Foda do të përballet me shtatë mungesa: pesë prej tyre për shkak të lëndimeve (Amir Rrahmani, Florent Hadërgjonaj, Leart Paqarada, Vesel Demaku dhe Baton Zabërgja) dhe dy për probleme të tjera fizike (Lumbardh Dellova dhe Florian Haxha).
Kosova do të luajë ndaj Sllovenisë në “Fadil Vokrri” këtë të premte, ndërsa të hënën e ardhshme do të udhëtojë drejt Suedisë — skuadër që e mundi pak më parë me rezultat 2:0, pas një humbjeje të thellë kundër Zvicrës, 0:4.
Këto dy takime mund të jenë vendimtare për fatin e Kosovës në rrugëtimin drejt Botërorit 2026.