Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Serbia me mungesa para Shqipërisë, Kuqezinjtë vijojnë përgatitjet për 11 tetorin

Enesa Veseli by Enesa Veseli
08/10/2025
in Lajme
0
Serbia me mungesa para Shqipërisë, Kuqezinjtë vijojnë përgatitjet për 11 tetorin
0
SHARES
4
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kombëtarja shqiptare ka zhvilluar pasditen e djeshme seancën e plotë stërvitore nën drejtimin e trajnerit Sylvinho, ku të pranishëm ishin pothuajse të gjithë lojtarët, me përjashtim të Mario Mitajt, i cili iu bashkua ekipit ditën e djeshme.

Pas një seance të lehtë pa shumë ngarkesë fizike apo taktike, kuqezinjtë kanë nisur nga pasditja e sotme përgatitjet zyrtare taktike për ndeshjen e rëndësishme të 11 tetorit në Leskovc përballë Serbisë, një duel kyç për vendin e dytë në grup.

Skuadra do të vazhdojë me dy seanca stërvitore në ditë deri të enjten, ndërsa të premten në mëngjes do të niset drejt Nishit, ku do të ndalet përpara se të udhëtojë drejt Leskovcit, një ditë para ndeshjes.

Në përputhje me marrëveshjen mes federatave dhe UEFA-s, edhe këtë herë nuk do të lejohen tifozët udhëtues, ashtu siç ndodhi në takimin e zhvilluar në Tiranë.

Nga kampi kundërshtar, trajneri i Serbisë ka shprehur shqetësim për mungesat e disa lojtarëve kyç si Ivan Iliq, Sasha Lukiç, Kosta Nedeljkoviç, Vanja Milinkoviç Saviç dhe Aleksandar Katai, ndërsa Nikola Milenkoviç mungon për shkak të pezullimit me kartonë.

Gjithashtu, në seancën e parë stërvitore të Serbisë munguan edhe Dushan Vlahovic, Filip Kostiç, Strahinja Pavlović dhe Nemanja Gudelj, të cilët nuk arritën në kohë për shkak të angazhimeve me klubet e tyre.

Related

Previous Post

Dita e tretë e bisedimeve për paqen në Gaza: Në takim marrin pjesë Witkoff dhe Jared Kushner

Next Post

“Një tragjedi e madhe për shtetin” – Mesazhi ngushëllues i Ramës për gjyqtarin Astrit Kalaja

Next Post
“Një tragjedi e madhe për shtetin” – Mesazhi ngushëllues i Ramës për gjyqtarin Astrit Kalaja

“Një tragjedi e madhe për shtetin” – Mesazhi ngushëllues i Ramës për gjyqtarin Astrit Kalaja

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.