Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

“Një tragjedi e madhe për shtetin” – Mesazhi ngushëllues i Ramës për gjyqtarin Astrit Kalaja

Enesa Veseli by Enesa Veseli
08/10/2025
in Lajme
0
“Një tragjedi e madhe për shtetin” – Mesazhi ngushëllues i Ramës për gjyqtarin Astrit Kalaja
0
SHARES
3
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Në Pallatin e Kongreseve u mbajtën sot homazhe në nder të gjyqtarit Astrit Kalaja, i cili u vra dy ditë më parë në ambientet e Gjykatës së Apelit.

Ceremonia mortore u zhvillua në prani të përfaqësuesve të lartë të institucioneve shtetërore dhe të sistemit të drejtësisë. Mes tyre ishte edhe kryeministri Edi Rama, i shoqëruar nga ministri i Drejtësisë, si dhe kolegë të gjyqtarit të ndjerë, prokurorë e gjyqtarë të tjerë.

Në librin e ngushëllimeve, kryeministri Rama shkroi:

“Një tragjedi e madhe për familjen, të afërmit, kolegët dhe vetë shtetin.
U prehtë në paqe, të rroni e ta kujtoni gjithnjë.”

Ngjarja e rëndë ndodhi dy ditë më parë, kur Elvis Shkambi, 31 vjeç, qëlloi me armë zjarri gjyqtarin Kalaja menjëherë pas shpalljes së vendimit në disfavor të tij në një çështje pronësie, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme.

Autori qëlloi gjithashtu ndaj dy personave të tjerë të pranishëm në sallën e gjyqit, me të cilët kishte konflikte pronësie, duke i plagosur ata.

Pas arrestimit të Elvis Shkambit, në pranga për këtë ngjarje u vunë edhe xhaxhai i tij, Gjon Shkambi, si dhe punonjësi i sigurisë së Gjykatës së Apelit Tiranë, Banush Koxhaj, për dyshime në lidhje me neglizhencën në masat e sigurisë.

 Euronews.al / Periskopi

Related

Previous Post

Serbia me mungesa para Shqipërisë, Kuqezinjtë vijojnë përgatitjet për 11 tetorin

Next Post

Arbër Ismajli zhvillon takim me bizneset në Malishevë

Next Post
Arbër Ismajli zhvillon takim me bizneset në Malishevë

Arbër Ismajli zhvillon takim me bizneset në Malishevë

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.