Prishtinë – Kryetari i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, Nexhmi Rexhepi, ka pritur të mërkurën në takim të ngarkuarin me punë të Gjermanisë në Kosovë, Christian Boettcher.
Sipas njoftimit të Ambasadäs së Gjermanisë në Prishtinë, Boettcher ka vlerësuar rolin jetik të Gjykatës Kushtetuese si shtyllë thelbësore të demokracisë dhe ka rikonfirmuar mbështetjen e plotë të Gjermanisë për institucionin. Ai ka theksuar se të gjithë aktorët politikë duhet t’i zbatojnë vendimet e Gjykatës, duke e cilësuar këtë si një detyrë kushtetuese për deputetët.
“Nëse nuk zbatohet kjo detyrë, jo vetëm që zgjatet kriza politike, por ajo thellohet, duke i shkaktuar dëm vendit”, thuhet në njoftimin e ambasadës.
Boettcher gjithashtu ka theksuar: “Ka ardhur koha që vendi të vihet në plan të parë, jo interesat partiake”, duke bërë apel për bashkëpunim institucional dhe respektim të Kushtetutës.
Ky takim reflekton përpjekjet ndërkombëtare për të mbështetur stabilitetin dhe sundimin e ligjit në Kosovë.