Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka ndarë një moment të veçantë me trajnerin e Kombëtares shqiptare, Silvinjo.
Në një postim në rrjete sociale, Balla shkruan:
“Kur të vjen trajneri i Kombëtares në Njësinë 5, Tiranë, dhe ti ëndërron fitoren të shtunën.”
Takimi u zhvillua vetëm pak ditë para ndeshjes së rëndësishme të Shqipërisë ndaj Serbisë, një sfidë për të cilën entuziazmi dhe mbështetja për kuqezinjtë po rriten dita-ditës.
Silvinjo ka fituar simpatinë e tifozëve shqiptarë, dhe duket se edhe politika shqiptare po ndjek me interes rrugëtimin e Kombëtares drejt Botërorit 2026.