Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Gjuriq e quan vendim provokues dhe destabilizues ardhjen e dronëve turq në Kosovë

Enesa Veseli by Enesa Veseli
09/10/2025
in Lajme
0
Gjuriq e quan vendim provokues dhe destabilizues ardhjen e dronëve turq në Kosovë
0
SHARES
4
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

 

Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Marko Gjuriq, ka reaguar ashpër pas lajmit se Kosova ka pranuar një dërgesë të re dronësh nga Turqia.

Ai e ka cilësuar këtë veprim si një “akt të njëanshëm” që, sipas tij, rrezikon stabilitetin në rajon.

Gjuriq ka thënë se vendimi i Ankarasë për t’i furnizuar Kosovën me dronë luftarakë është “një ndërhyrje e panevojshme dhe e dëmshme në çështjet rajonale”, që mund të përkeqësojë marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

“Shtimi i armëve dhe teknologjisë ushtarake në Kosovë nuk kontribuon në paqe e siguri, por përkundrazi rrit tensionet. Serbia do të vlerësojë me kujdes këtë zhvillim dhe do të ndërmarrë hapat e nevojshëm diplomatikë”, ka deklaruar Gjuriq në një postim në X.

Reagimi i Gjuriqit erdhi pas njoftimit se në Kosovë kanë mbërritur dronët kamikazë “Skydagger”, të prodhuar në Turqi.

Autoritetet kosovare kanë konfirmuar se Forca e Sigurisë së Kosovës tashmë ka trajnuar një pjesë të personelit për përdorimin e tyre, duke theksuar se pajisjet e reja forcojnë aftësitë mbrojtëse të vendit.

Related

Previous Post

Kuvendi i Kosovës ka konfirmuar se vazhdimi i seancës konstituive do të mbahet nesër në orën 10:00

Next Post

Kobra dënohet me 24 vjet burg për vrasje në lokalin “Kobra City”

Next Post
Kobra dënohet me 24 vjet burg për vrasje në lokalin “Kobra City”

Kobra dënohet me 24 vjet burg për vrasje në lokalin “Kobra City”

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.