Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Vuçiq bën thirrje: “Serbët e Kosovës duhet të votojnë Listën Serbe”

Enesa Veseli by Enesa Veseli
09/10/2025
in Lajme
0
Vuçiq bën thirrje: “Serbët e Kosovës duhet të votojnë Listën Serbe”
0
SHARES
6
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka bërë një thirrje publike për serbët e Kosovës që të votojnë për Listën Serbe në zgjedhjet lokale të 12 tetorit.

Në një konferencë të jashtëzakonshme, Vuçiq e cilësoi Listën Serbe si “listë përgjegjëse që përfaqëson interesat e serbëve” dhe që sipas tij nuk i nënshtrohet kryeministrit në detyrë të Kosovës, Albin Kurti, dhe nuk merr urdhra nga ambasada.

“Po i bëjmë thirrje qytetarëve tanë që të votojnë për Listën Serbe, sepse ajo është zëri i tyre dhe i përfaqëson në mënyrë dinjitoze,” – tha Vuçiq.

Presidenti serb gjithashtu akuzoi autoritetet kosovare për sulme me motive etnike ndaj komunitetit serb që kur Kurti erdhi në pushtet, duke theksuar se Lista Serbe ka duruar “terror që asnjë parti tjetër nuk e ka përjetuar në Evropë në historinë moderne”.

Deklarata e Vuçiq vjen në një klimë tensioni politik në prag të zgjedhjeve, ku ndërhyrjet e Beogradit në procesin zgjedhor në Kosovë janë shndërruar në një nga temat më të diskutueshme politike dhe diplomatike.

Related

Previous Post

Osmani godet Serbinë: “Po blen vota në Kosovë – trimërohet sepse askush s’e ndëshkon!

Next Post

Enver Hoxhaj i nënshtrohet operacionit pas lëndimit në këmbë: “Po rikuperohem gradualisht”

Next Post
Enver Hoxhaj i nënshtrohet operacionit pas lëndimit në këmbë: “Po rikuperohem gradualisht”

Enver Hoxhaj i nënshtrohet operacionit pas lëndimit në këmbë: “Po rikuperohem gradualisht”

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.