10 tetor 2025 – Punimet në vazhdimin e rrugës “B” po hyjnë në fazën përfundimtare. Sot, ekipet punuese kanë filluar vendosjen e shtresës së fundit të asfaltit, duke shënuar një hap të rëndësishëm drejt përfundimit të projektit.
Sipas Komunës së Prishtinës, pas asfaltimit do të vazhdohet me rregullimin e trotuareve, ndriçimit publik dhe sinjalistikës rrugore, me qëllim që rruga të hapet për qarkullim brenda afatit të planifikuar.
Ky projekt është pjesë e planit të zgjerimit të infrastrukturës rrugore në kryeqytet dhe pritet të lehtësojë ndjeshëm qarkullimin në zonën perëndimore të Prishtinës./Qendra.INFO
![[VIDEO] Vazhdimi i rrugës “B” po merr formë – sot vendoset shtresa e fundit e asfaltit](https://www.qendra.info/wp-content/uploads/2025/10/c9caf5af-c221-47d4-bd55-8588c976bf70-1-750x375.jpg)
