10 tetor 2025 – Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Dimal Basha, e ka shpallur Kuvendin e Kosovës të konstituuar, pasi Nenad Rashiq u zgjodh nënkryetar i Kuvendit nga radhët e pakicës serbe.
Me zgjedhjen e Rashiqit, Kuvendi tashmë i ka të plotësuara të gjitha pozitat udhëheqëse, ndërsa ai është nënkryetari i pestë i këtij legjislativi.
Pas përfundimit të procesit të votimit, kryetari Basha e deklaroi të mbyllur seancën konstituive, duke zyrtarizuar kështu përfundimin e fazës së parë të organizimit institucional pas zgjedhjeve të 9 shkurtit.
Ky zhvillim hap rrugën për formimin e qeverisë së re të Kosovës, pas disa muajsh bllokadë politike dhe procedurash parlamentare.