10 tetor 2025 – Kandidati i PDK-së për kryetar të Lipjanit, Shukri Buja, sonte do të mbajë mitingun përmbyllës të fushatës zgjedhore, në prag të zgjedhjeve lokale.
Tubimi pritet të zhvillohet në orën 19:00, në sallën e sporteve në Lipjan, ku pritet të marrin pjesë qytetarë dhe mbështetës të shumtë të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK).
Në ftesën drejtuar mediave dhe përkrahësve, Buja ka falënderuar qytetarët për mbështetjen gjatë gjithë fushatës, duke theksuar se momentet e fundit janë vendimtare për rezultatin zgjedhor.
“Përkrahja dhe angazhimi juaj na ka sjellë këtu ku jemi sot. Në momentet e fundit kemi më shumë se kurrë nevojë për përkrahjen tuaj, andaj ftoheni që të merrni pjesë në tubimin e PDK-së,” thuhet në ftesën e Bujës.
Mitingu i sonte shënon mbylljen zyrtare të fushatës së PDK-së në Lipjan, ndërsa gara lokale pritet të zhvillohet këtë fundjavë.