Prishtinë, 10 tetor 2025 – Sonte në stadiumin “Fadil Vokrri” do të zhvillohet përballja mes Kosovës dhe Sllovenisë, në një ndeshje që pritet të jetë shumë emocionuese për tifozët e futbollit.
Analizat e basteve e vendosin Kosovën si kombëtare favorite përballë Sllovenisë, por trajneri dhe lojtarët e “Dardanëve” e dinë mirë se fitorja duhet fituar në fushë.
Atmosfera në stadium pritet të jetë e zjarrtë, pasi të gjitha biletat për këtë përballje janë shitur, duke garantuar mbështetje maksimale nga tribunat. Tifozët shpresojnë në një tjetër performancë të shkëlqyer pas ndeshjes së fundit me Suedinë.
Ndeshja nis në ora 20:45 dhe pritshmëritë janë të larta për një fitore të rëndësishme që do t’i afrojnë “Dardanët” më shumë drejt objektivave të tyre.

