Nish, 10 tetor 2025 – Kombëtarja e Shqipërisë ka mbërritur sot pasdite në aeroportin e qytetit të Nishit, ku është pritur me masa të rrepta sigurie para ndeshjes së rëndësishme që e pret neser kunder Serbis..
Delegacioni kuqezi, i udhëhequr nga trajneri Sylvinho, udhëtoi drejt Serbisë me një fluturim të veçantë, ndërsa pas zbritjes në aeroport, ekipi është nisur drejt akomodimit të paraparë.
Atmosfera në ekip raportohet të jetë e qetë dhe optimiste, me futbollistët që shfaqen të përqendruar dhe të motivuar për të dhënë më të mirën në ndeshjen e ardhshme.
Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) ka njoftuar se të gjitha përgatitjet janë drejt përfundimit dhe se skuadra do të zhvillojë stërvitjen e parë zyrtare pas mbërritjes në Nish.
Ndeshja e radhës pritet të tërheqë vëmendje të madhe nga tifozët shqiptarë, të cilët nuk do të jenë të pranishëm për shkak të masave të sigurisë.

