12 tetor 2025, ora 13:48 – Komunat në veri të Kosovës po shënojnë daljen më të lartë të votuesve në zgjedhjet e sotme.
Sipas të dhënave më të fundit, Zveçani kryeson me një dalje prej 38.17%, ndërsa menjëherë pas tij renditet Zubin Potoku me 38.10%.
Në vendin e tretë është Ranillugu me 36%, ndërsa Mamusha ndjek me 35.89%.
Nga komunat me shumicë shqiptare, Hani i Elezit shënon daljen më të madhe deri tani, me 29.16% të qytetarëve që kanë ushtruar të drejtën e votës.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) pritet të publikojë të dhëna të reja gjatë orëve në vijim.