12 tetor 2025, ora 14:05 – Ambasadori britanik në Kosovë, Jonathan Hargreaves, ka vizituar sot qendrën e votimit në shkollën “Shën Sava” në Mitrovicë, në kuadër të mbajtjes së zgjedhjeve lokale.
Gjatë vizitës, Hargreaves e cilësoi 12 tetorin si një nga datat më të rëndësishme për Kosovën, duke theksuar rëndësinë e procesit zgjedhor për demokracinë në vend.
“Data e zgjedhjeve lokale është një nga më të rëndësishmet për Kosovën dhe për procesin demokratik, i cili po zhvillohet mirë. Përgjigja e qytetarëve për të votuar është e mirë,” citohet të ketë thënë ambasadori britanik, sipas raportimit të Klan Kosovës.
Zgjedhjet po zhvillohen në të gjitha komunat e vendit, përfshirë edhe ato në veri, ku deri më tani është raportuar për një pjesëmarrje të lartë të qytetarëve.