Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

I arrestuari për spiunazh, Fatmir Sheholli, po trajtohet në Spitalin e Gjilanit

Enesa Veseli by Enesa Veseli
12/10/2025
in Lajme
0
Audio-incizimet Kusari–Radojçiç: i publikoi Berat Buzhala, thuhet se i solli Fatmir Sheholli
0
SHARES
7
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

12 tetor 2025 – Fatmir Sheholli, i arrestuar nën dyshimet për spiunazh, është hospitalizuar në Spitalin Rajonal të Gjilanit, ku po merr trajtim mjekësor.

Lajmin e ka konfirmuar për Kallxo.com ushtruesi i detyrës së drejtorit të Spitalit të Gjilanit, Afrim Cana, i cili tha se Sheholli është pranuar më 11 tetor pas disa ndryshimeve në gjendjen shëndetësore.

“Pacienti është pranu dje (11.10.2025), ka ardhë me disa ndryshime në shëndet. Pas kontrolleve që i ka bërë në emergjencën e Gjilanit, ai është i hospitalizuar në Spitalin Rajonal të Gjilanit ku edhe është duke u trajtuar,” – tha Cana.

Ndërkohë, Gjykata Themelore e Prishtinës ende nuk është deklaruar lidhur me zhvillimet e fundit në këtë rast.

Më 10 tetor 2025, Gjykata kishte caktuar masën e paraburgimit prej një muaji ndaj Shehollit, pas kërkesës së Prokurorisë, duke vlerësuar se ekziston rrezik i ikjes dhe mundësi që i dyshuari të shmanget procedurës penale.

“Gjykata vlerësoi se masa e paraburgimit është adekuate, pasi ekziston rreziku që i pandehuri të ikë dhe të jetë i pakapshëm për organet e drejtësisë, duke qenë se dyshohet për një vepër penale të rrezikshmërisë së lartë – përkatësisht për veprën e spiunazhit,” thuhej në njoftimin e datës 10 tetor 2025.

Fatmir Sheholli u arrestua më 9 tetor 2025 nën dyshimet për spiunazh.

Related

Previous Post

Serbia arreston në kufi një shqiptar me shtetësi italiane – kishte fanellë me simbolet e UÇK-së

Next Post

Rritet numri i votuesve serbë me asistencë – Dyshohet për keqpërdorime nga Lista Serbe në veri

Next Post
Rritet numri i votuesve serbë me asistencë – Dyshohet për keqpërdorime nga Lista Serbe në veri

Rritet numri i votuesve serbë me asistencë – Dyshohet për keqpërdorime nga Lista Serbe në veri

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.