12 tetor 2025, – Sekretarja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku, tha se partia po prin bindshëm në shumë komuna gjatë procesit zgjedhor të ditës së sotme.
Gjatë konferencës së tretë për media, Çitaku u shpreh se procesi po zhvillohet qetë dhe demokratikisht, ndërsa raportet nga terreni janë tejet pozitive.
“Në shumë komuna, raportet që po marrim nga terreni janë shumë pozitive. PDK po prin bindshëm,” – tha ajo.
Çitaku gjithashtu shtoi se në disa komuna PDK po fiton pa balotazh, megjithëse nuk dha detaje të mëtejshme.
“Jam e bindur që mbrëmja e sotme do të përmbyllet me shumë lajme të mira për PDK-në,” – përfundoi ajo.