12 tetor 2025, ora 18:45 – Një person ka humbur jetën pas një vetaksidenti me traktor që ka ndodhur sot në Skenderaj.
Lajmin e ka konfirmuar Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare (QKMF) e Skenderajt.
“Mjeku ligjor ka dalë në vendin e ngjarjes, ndërsa personi është gjetur pa shenja jete,” thanë nga QKMF-ja.
Policia po vazhdon hetimet për të sqaruar rrethanat e aksidentit.
/Periskopi/