12 tetor 2025 – Gazetari Baton Haxhiu paralajmëroi se katër komuna janë pa balotazh, pak para publikimit të të dhënave të Exit Poll-it në televizionin T7 për zgjedhjet lokale të sotme.
Ai tha se më parë katër komuna kanë qenë pesë, por së fundmi mbetën katër që nuk do të shkojnë në raundin e dytë të zgjedhjeve.
“Beteja e Drenasit ka qenë shumë dramatike. Ndoshta me Prishtinën aty-aty mbeten,” – tha Haxhiu.
Sipas tij, rezultatet në Mitrovicë tregojnë se gara ka mbajtur të njëjtin trend gjatë gjithë ditës, që nga mëngjesi, duke reflektuar një garë të ngushtë dhe të ndjekur nga afër nga qytetarët.
Exit Poll-i i publikuar nga T7 do të ofrojë të dhëna të detajuara për kryetarët dhe asamblistët në të gjitha komunat pas mbylljes së vendvotimeve./Periskopi