13 tetor 2025, – Të gjitha 20 pengjet e mbetura të gjalla, që ishin mbajtur nga Hamasi në Rripin e Gazës, janë liruar dhe i janë dorëzuar Kryqit të Kuq Ndërkombëtar.
Sipas mediave ndërkombëtare, më herët gjatë mëngjesit janë liruar shtatë pengjet e para, ndërsa pjesa tjetër është dorëzuar gjatë paradites së sotme.
Pengjet ishin rrëmbyer më 7 tetor 2023, gjatë një sulmi të Hamasit ndaj Izraelit. Lirimi i tyre po shihet si hap kyç në përfundimin e konfliktit dyvjeçar në Gaza, në kuadër të një marrëveshjeje armëpushimi të ndërmjetësuar nga presidenti amerikan Donald Trump.
Sipas burimeve izraelite, trupat e 26 pengjeve të vrarë dhe dy personave të tjerë të zhdukur pritet të dorëzohen të hënën.
Në këmbim të lirimit të pengjeve, Izraeli pritet të lirojë rreth 2,000 palestinezë të ndaluar apo të dënuar.
Ndërkohë, presidenti Trump aktualisht ndodhet në Izrael, ku është takuar me kryeministrin Benjamin Netanyahu dhe presidentin Isaac Herzog.