13 tetor 2025 – Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVL-UÇK) ka bërë thirrje për një protestë mbarëkombëtare kundër Gjykatës Speciale, e cila do të mbahet në Tiranë, në sheshin “Skënderbeu”.
Në një video të publikuar në faqen zyrtare të OVL-UÇK-së në Facebook, organizata ka përdorur moton “Bashkohuni, shqiptarë”, duke ftuar qytetarët nga të gjitha trojet shqiptare që të marrin pjesë në protestë.
Kjo ngjarje vjen pas protestave të ngjashme që janë mbajtur më herët në Prishtinë dhe në Hagë, ku dhjetëra mijëra qytetarë dolën në përkrahje të ish-krerëve të UÇK-së dhe kundër procesit gjyqësor të Dhomave të Specializuara.
Në qendrën e paraburgimit në Hagë, që nga 5 nëntori 2020, ndodhen katër ish-krerë të UÇK-së – Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi – të akuzuar për krime të pretenduara lufte dhe kundër njerëzimit.