Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Integrimi, Von der Leyen: Shqipëria po ecën me shpejtësi rekord

Enesa Veseli by Enesa Veseli
13/10/2025
in Lajme
0
Integrimi, Von der Leyen: Shqipëria po ecën me shpejtësi rekord
0
SHARES
9
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

13 tetor 2025, ora 13:07 – Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, ka vlerësuar progresin e Shqipërisë drejt integrimit në Bashkimin Europian, duke e cilësuar si “të jashtëzakonshëm” dhe “me shpejtësi rekord”.

Në konferencën e përbashkët për media me kryeministrin Edi Rama në Tiranë, Von der Leyen tha se Brukseli do ta mbështesë Shqipërinë për të mbyllur negociatat e anëtarësimit brenda vitit 2027.

“Shqipëria është në rrugën e duhur për integrimin në Bashkimin Europian. Dua të theksoj që është një progres i mrekullueshëm, shpejtësi rekord. Qëllimi juaj është të mbyllni negociatat në vitin 2027 dhe ne do të jemi me ju në çdo hap të kësaj rruge,” – deklaroi Von der Leyen.

Ajo shtoi se momentumi gjeopolitik aktual është vendimtar për zgjerimin e BE-së:

“Agresioni i Rusisë kundër Ukrainës ka riformësuar kontinentin tonë dhe çdo vend europian duhet të zgjedhë vendin e tij. Shqipëria e ka bërë zgjedhjen e saj mjaft të qartë.”

Vizita e presidentes së Komisionit Europian në Tiranë vjen në kuadër të turit të saj në Ballkanin Perëndimor, ku do të diskutohet për përparimin e vendeve të rajonit në procesin e integrimit europian.

Related

Previous Post

‘Bashkohuni shqiptarë’: OVL-UÇK fton qytetarët në protestë kundër Speciales në Tiranë

Next Post

Trump shpall “agimin e ri të Lindjes së Mesme” pas lirimit të pengjeve nga Hamasi: “Fund i epokës së terrorit, fillim i shpresës dhe paqes”

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.