Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, viziton Kosovën – pritet nga Osmani

Enesa Veseli by Enesa Veseli
15/10/2025
in Lajme
0
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, viziton Kosovën – pritet nga Osmani
0
SHARES
3
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

15 tetor 2025 | Prishtinë – Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka mbërritur sot në Kosovë, në kuadër të turit të saj në vendet e Ballkanit Perëndimor.

Ajo u prit me ceremoni zyrtare nga presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, në ambientet e Presidencës në Prishtinë.

Pas takimit me Osmanin, Von der Leyen do të zhvillojë një takim me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, i cili – sipas njoftimit të BE-së – do të mbahet në sallën e Kuvendit të Kosovës dhe jo në zyrën e tij, për shkak të vendimit të Brukselit që takimet zyrtare me Kurtin të mos zhvillohen në objektin e Qeverisë deri në formimin e një qeverie me mandat të plotë.

Shefja e BE-së mbërriti në Prishtinë nga Beogradi, ndërsa pas përfundimit të vizitës në Kosovë do të udhëtojë drejt Shkupit, ku do të vazhdojë agjendën e saj rajonale.

Sipas njoftimit të Komisionit Evropian, Von der Leyen do të mbajë konferenca për shtyp dhe fjalime gjatë gjithë turit të saj në rajon, megjithëse ende nuk është përcaktuar saktë koha e daljes së saj publike në Prishtinë.

Takimi me kryeministrin Kurti pritet të nisë në orën 13:40, sipas njoftimit të përditësuar nga Zyra e Kryeministrit.

Related

Previous Post

Osmani mbështet protestën në Tiranë: Lufta e UÇK-së ishte e drejtë, Serbia ishte agresorja

Next Post

Faton Peci paralajmëron padi ndaj disa gazetarëve dhe shefit të UBO-s për rezultatet në Mitrovicën e Jugut

Next Post
Faton Peci paralajmëron padi ndaj disa gazetarëve dhe shefit të UBO-s për rezultatet në Mitrovicën e Jugut

Faton Peci paralajmëron padi ndaj disa gazetarëve dhe shefit të UBO-s për rezultatet në Mitrovicën e Jugut

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.