Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Policia në Leposaviq zbulon arsenal armësh dhe pajisje ilegale – një i arrestuar

Enesa Veseli by Enesa Veseli
15/10/2025
in Lajme
0
Policia në Leposaviq zbulon arsenal armësh dhe pajisje ilegale – një i arrestuar
0
SHARES
13
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Leposaviq, 15 Tetor 2025 – Një operacion i Policisë së Kosovës në fshatin Mekinice të Leposaviqit ka rezultuar me zbulimin dhe konfiskimin e një sasie të konsiderueshme armësh dhe pajisjesh të tjera ilegale. Rasti është raportuar fillimisht nga një grua, e cila ka deklaruar se është kanosur nga bashkëshorti i saj, i cili posedonte armë zjarri.

Gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit S.T. (49 vjeç), janë sekuestruar:

  • 3 pushkë automatike AK-47

  • 1 pushkë ajrore

  • 1 revole

  • 1 armë e vogël në formë revolje

  • 55 fishekë

  • 1 bajonetë, 2 thika

  • 6 karikatorë dhe pajisje të tjera

  • Uniforma ushtarake dhe të policisë së Serbisë

Sipas Policisë, ndaj S.T. ekzistonte një urdhër mbrojtës aktiv, ndërsa ai është arrestuar dhe ndaluar për 48 orë. Prokuroria ka inicuar rastet për “Kanosje”, “Mospërfillje të urdhrit të gjykatës” dhe “Mbajtje të paautorizuar të armëve”.

Gjithashtu, babai i të dyshuarit, N.T. (70 vjeç), ka marrë përgjegjësinë për një pjesë të armëve dhe uniformave. Ndaj tij është iniciuar procedurë në liri për “Mbajtje të paautorizuar të armëve”.

Policia Rajonale në Mitrovicë Veri thekson përkushtimin për garantimin e sigurisë publike dhe fton qytetarët të raportojnë çdo aktivitet të dyshimtë.

Related

Previous Post

Nasim Haradinaj: Është fyerje të krahasohet Edi Rama me Albin Kurtin

Next Post

Grenell kritikon ashpër Ursula von der Leyen për heshtjen mbi Gjykatën Speciale dhe arrestimin e Thaçit

Next Post
Grenell kritikon ashpër Ursula von der Leyen për heshtjen mbi Gjykatën Speciale dhe arrestimin e Thaçit

Grenell kritikon ashpër Ursula von der Leyen për heshtjen mbi Gjykatën Speciale dhe arrestimin e Thaçit

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.