Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka treguar një qasje më të drejtpërdrejtë dhe të prerë gjatë vizitave të saj në Prishtinë dhe Shkup, duke i bërë të qartë autoriteteve lokale se ndryshimet e premtuara kushtetuese dhe përmbushja e obligimeve ndaj Bashkimit Evropian janë imperativ për të avancuar në rrugën drejt BE-së.
Në Maqedoninë e Veriut, ku tensionet me Bullgarinë vazhdojnë të pengojnë procesin e integrimit, von der Leyen nuk la vend për paqartësi: “Ju duhet të kryeni ndryshimet e zotuara kushtetuese. Topi është në fushën tuaj”, tha ajo me një ton që i afrohet ultimatumit.
Kjo qëndrim i fortë bie ndesh me qasjen burokratike dhe më të kujdesshme të Komisionit Evropian të mëparshëm, i cili shpesh është parë si më i durueshëm me vonesat dhe refuzimet e palës maqedonase në përmbushjen e marrëveshjes me Bullgarinë.
Von der Leyen adresoi gjithashtu sfidat e qeverisë së Hristijan Mickoski, e cila ka qenë e njohur për euroskepticizëm dhe lidhje me qeverinë hungareze të Viktor Orbanit, si dhe figura të diskutueshme si Milorad Dodik.
Mesazhi i saj ishte i qartë: përparimi drejt BE-së kërkon angazhim konkret dhe veprime të guximshme nga vendet kandidate.