16 Tetor 2025 | Prishtinë
Kompania e udhëtimit “Sharr Travel” ka njoftuar se do të ofrojë transport falas nga Prishtina në Tiranë për të gjithë qytetarët që do të marrin pjesë në protestën e organizuar nga shoqatat e kategorive të dala nga lufta, në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së.
Në njoftimin zyrtar, kompania thekson se udhëtimet do të realizohen në bashkëpunim me organizatorët e protestës, ndërsa të interesuarit mund të kontaktojnë drejtpërdrejt me ta për rezervime dhe informacione shtesë.
“Sharr Travel vazhdon të mbështesë nismat qytetare që promovojnë unitetin dhe bashkëpunimin,” – thuhet në deklaratën e kompanisë.
Protesta do të mbahet më 17 tetor në Tiranë, nën moton “Drejtësi për çlirimtarët”, dhe pritet të mbledhë pjesëmarrës nga të gjitha trevat shqiptare.