Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje (VV) për kryetar të Fushë-Kosovës, Valon Prebreza, ka bërë të ditur se do të vazhdojë “rrugëtimin drejt ndryshimit” në bashkëpunim me kandidaten e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Vildane Latifi.
Përmes një postimi në Facebook, Prebreza shkroi:
“Vazhdojmë rrugëtimin bashkë drejt ndryshimit! Na priftë e mbara.”
Ai gjithashtu publikoi edhe një fotografi të përbashkët me Latifin, duke konfirmuar marrëveshjen mes dy subjekteve politike, raporton Periskopi.
Tashmë, VV dhe AAK do të garojnë së bashku në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale në Fushë-Kosovë, duke synuar fitoren në balotazh./Qendra.INFO

