Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Motoristët defilues arrijnë afër Hagës, Haradinaj: Bubullima do të dëgjohet në çelit e çlirimtarëve

Enesa Veseli by Enesa Veseli
19/10/2025
in Lajme
0
Motoristët defilues arrijnë afër Hagës, Haradinaj: Bubullima do të dëgjohet në çelit e çlirimtarëve
0
SHARES
4
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Ish-nënkryetar i Organizatës së Veteranëve të Luftës (OVL UÇK), Nasim Haradinaj ka njoftuar se grupi i motoristëve që nisën marshimin nga Prekazi për të kërkuar drejtësi për ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) ka arritur në destinacion.

Përmes postimit në Facebook, Haradinaj ka paralajmëruar se sot në Den Hag Sheveningen “do të jetë një ditë e veçantë dhe e zhurmshme”, duke theksuar se zhurma e motorëve do të dëgjohet edhe në çelit e çlirimtarëve.

“Mëngjesin e sotëm filluam rigrupimin e motoristëve defilues për në Hagë…! Ata po bashkohen e ribashkohen dhe sot në Den Hag Sheveningen do jetë një ditë e veçantë dhe e “zhurmshme”… Bubullima e motorëve do dëgjohet edhe në çelit e çlirimtarëve tanë dhe përtej…!”, ka shkruar Haradinaj.

Ndryshe, katër ditë më parë, rreth 150 motoristë shqiptarë nga Kosova dhe shtete të ndryshme të Evropës, pjesë e platformës “Liria ka Emër”, nisën marshin me motoçikleta për të kërkuar drejtësi për ish-krerët e UÇK-së, të cilët po gjykohen në Hagë. Motoja e marshimit është e qartë: “Drejtësi për ata që luftuan për lirinë e Kosovës”.

Related

Previous Post

VV dhe AAK bashkë në balotazh në Fushë-Kosovë

Next Post

Bujar Osmani uron Izet Mexhitin për fitoren: Në politikë fjala e fundit u takon qytetarëve!

Next Post
Bujar Osmani uron Izet Mexhitin për fitoren: Në politikë fjala e fundit u takon qytetarëve!

Bujar Osmani uron Izet Mexhitin për fitoren: Në politikë fjala e fundit u takon qytetarëve!

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.