Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Krye në vete”: Xhafer Tahiri bën pakt me Kurtin, pa lejen e LDK-së

Enesa Veseli by Enesa Veseli
20/10/2025
in Lajme
0
Krye në vete”: Xhafer Tahiri bën pakt me Kurtin, pa lejen e LDK-së
0
SHARES
33
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Vushtrri, 20 tetor 2025 – Pa miratimin e Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), kandidati i kësaj partie për kryetar të komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri, ka nënshkruar sot marrëveshje koalicioni me Lëvizjen Vetëvendosje (LVV) për raundin e dytë të zgjedhjeve lokale.

Ceremonia e nënshkrimit është mbajtur në qendër të Vushtrrisë, ku marrëveshja është firmosur nga Tahiri dhe kandidati i LVV-së, Sylejman Meholli.
Në ngjarje ka marrë pjesë edhe kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti.

Sipas burimeve të mediumit Paparaci, Tahiri – i cili doli i treti në raundin e parë të zgjedhjeve – ka vepruar pa koordinim me organet qendrore të partisë. Marrëveshja e tij me LVV-në është cilësuar si veprim i njëanshëm dhe në kundërshtim me vendimet e Kryesisë së LDK-së.

Në një komunikim zyrtar të Sekretariatit të LDK-së, dërguar sot kryetarëve të degëve, është theksuar se partia nuk ka dhënë autorizim për asnjë koalicion para certifikimit të rezultateve.

“Ju rikujtojmë se Kryesia Qendrore e Lidhjes Demokratike të Kosovës nuk ka autorizuar dhe nuk autorizon asnjë koalicion para certifikimit të rezultateve zgjedhore. Çdo veprim individual do të trajtohet në organet më të larta partiake, sipas Statutit të Lidhjes Demokratike të Kosovës,” thuhet në mesazhin që Gentiana Azemi, zyrtare për komunikim në LDK, ua ka dërguar kryetarëve të degëve.

LDK deri tani nuk ka dalë me një reagim publik lidhur me këtë zhvillim, ndërsa pritet që çështja të trajtohet në organet drejtuese të partisë.

Related

Previous Post

Muhaxheri prin në Pejë edhe me votat e diasporës

Next Post

Shefja e Politikës së Jashtme të BE kundër takimit Putin–Trump në Hungari: “Nuk është ide e mirë”

Next Post
Shefja e Politikës së Jashtme të BE kundër takimit Putin–Trump në Hungari: “Nuk është ide e mirë”

Shefja e Politikës së Jashtme të BE kundër takimit Putin–Trump në Hungari: “Nuk është ide e mirë”

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.