Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Krenar Xhaferi, ka reaguar pas marrëveshjes paszgjedhore mes kandidatit të LDK-së në Vushtrri, Xhafer Tahiri, dhe kandidatit të Lëvizjes Vetëvendosje, Sylejman Meholli, duke e quajtur atë “veprim të shpejt dhe të pakoordinuar”.
“Ky ishte një veprim i pa koorduar me qendrën, pasi fillimisht duhet të dihet orientimi për 9 komunat ku LDK garon në balotazh. Në shumicën e tyre rivali kryesor është Vetëvendosje”, tha Xhaferi për Dukagjinin.
Ai shtoi se LDK është e fokusuar në garat e balotazhit dhe nuk do të harxhojë energji në çështje të izoluara.
“Kurti, kur ka nevojë për diçka, ulet e përkulet. Por është në logjikën e tij përçarëse dhe duhet kujdes në këso situata. Ne jemi të angazhuar për fitore më 9 nëntor”, tha ai.
Sipas Xhaferit, në mandatin e dytë në Prishtinë, LDK do të realizojë shumë projekte të bllokuara nga niveli qendror, sapo të miratohet buxheti.

