Nënpresidenti amerikan JD Vance po udhëton drejt Izraelit, duke shtuar një tjetër shtresë presioni nga SHBA ndaj qeverisë së Netanyahu-t që të respektojë detyrimet e saj në kuadër të armëpushimit në Gaza.
Të hënën, Vance nuk dha komente publike, por pas bombardimeve të rënda izraelite të dielën, ku u vranë mbi 40 palestinezë, ai u tha gazetarëve se “po përpiqemi ta kuptojmë situatën” dhe “të shohim si po ecën armëpushimi në Gaza”.
Vance tha se vendet myslimane dhe arabe pritet të kenë një rol të madh në ruajtjen e armëpushimit.
“Përpara se të sigurohemi që Hamas të çarmatostohet plotësisht, do të jetë e nevojshme që disa prej këtyre shteteve arabe të Gjirit të dërgojnë forcat e tyre atje, për të vendosur rendin dhe sigurinë në terren,” deklaroi ai. /mesazhi

