Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Ndihmësja e kongresmenit amerikan vret veten, pas dyshimeve për një lidhje jashtëmartesore me shefin e saj

21 tetor 2025 | Qendra.info

Enesa Veseli by Enesa Veseli
21/10/2025
in Lajme
0
Ndihmësja e kongresmenit amerikan vret veten, pas dyshimeve për një lidhje jashtëmartesore me shefin e saj
0
SHARES
11
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Një ngjarje tragjike me përmasa politike ka tronditur opinionin publik në Shtetet e Bashkuara. Regina Aviles, 35-vjeçare, ndihmëse e një kongresmeni republikan nga Teksasi, ka ndërruar jetë pasi i vuri flakën vetes në oborrin e shtëpisë së saj, mes dyshimeve për një lidhje jashtëmartesore me shefin e saj, kongresmenin Tony Gonzales.

Aviles, e cila ishte nënë e një djali tetëvjeçar, u vetëdogj më 13 shtator në qytetin e Uvalde. Ajo u dërgua me urgjencë në spital, por nuk arriti t’u mbijetojë plagëve dhe vdiq një ditë më vonë.

Sipas burimeve të “Daily Mail”, Aviles kishte filluar një lidhje romantike me Gonzalesin, 43-vjeçar, i cili është i martuar dhe baba i gjashtë fëmijëve. Ajo kishte shërbyer si drejtoreshë rajonale në stafin e tij që nga viti 2021 dhe ishte një figurë aktive në komunitetin e Uvalde, shpesh e pranishme në takimet publike të kongresmenit.

Policia e Uvalde konfirmoi se incidenti është regjistruar nga kamerat e sigurisë në shtëpinë e viktimës, ndërsa pamjet janë dërguar për ekspertizë në laboratorin kriminalistik të Departamentit të Sigurisë Publike të Teksasit.
Megjithatë, autoritetet kanë refuzuar të publikojnë raportet policore, thirrjen në 911 dhe videot e ngjarjes, duke kërkuar që materialet të mbahen të mbyllura nga Prokuroria e Përgjithshme e shtetit — një vendim që ka ngritur dyshime për ndikim politik dhe mbrojtje ndaj Gonzalesit.

Zyra e kongresmenit nuk ka pranuar as të konfirmojë e as të mohojë raportimet për lidhjen, pavarësisht kërkesave të shumta të mediave amerikane.

Burime pranë familjes së viktimës thonë se bashkëshorti i saj, Adrian Aviles, kishte zbuluar lidhjen disa muaj para vdekjes, gjë që kishte çuar në ndarjen e çiftit, megjithëse ata kishin ruajtur kujdesin e përbashkët për djalin e tyre.

Ngjarja ka shkaktuar reagime të shumta në opinionin publik amerikan, me thirrje për hetim transparent dhe pa ndikim politik.

/Qendra.info/

Related

Previous Post

Grip apo ftohje? Gabimi që shumica e njerëzve e bëjnë çdo dimër

Next Post

Polonia: Nuk e përjashtojmë arrestimin e Putinit nëse fluturon mbi hapësirën tonë ajrore

Next Post
Polonia: Nuk e përjashtojmë arrestimin e Putinit nëse fluturon mbi hapësirën tonë ajrore

Polonia: Nuk e përjashtojmë arrestimin e Putinit nëse fluturon mbi hapësirën tonë ajrore

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.