Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Polonia: Nuk e përjashtojmë arrestimin e Putinit nëse fluturon mbi hapësirën tonë ajrore

21 tetor 2025 | Qendra.info

Enesa Veseli by Enesa Veseli
21/10/2025
in Lajme
0
Polonia: Nuk e përjashtojmë arrestimin e Putinit nëse fluturon mbi hapësirën tonë ajrore
0
SHARES
8
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Polonia ka paralajmëruar se nuk e përjashton mundësinë e arrestimit të presidentit rus Vladimir Putin, nëse ai fluturon mbi hapësirën ajrore polake gjatë udhëtimit të tij të mundshëm drejt Hungarisë, ku pritet të zhvillohet një samit me presidentin amerikan Donald Trump.

Ministri i Jashtëm polak, Radoslaw Sikorski, në një intervistë për Polskie Radio 24, tha se “nuk mund të garantoj që një gjykatë e pavarur polake nuk do të lëshojë urdhër-arrest për dorëzimin e Putinit në Gjykatën Ndërkombëtare të Hagës”.

Sipas tij, Polonia do të vepronte në përputhje me ligjin ndërkombëtar dhe me detyrimet që burojnë nga urdhër-arresti ekzistues i Gjykatës Ndërkombëtare Penale për Putinin, lidhur me krimet e luftës në Ukrainë.

“Varshava nuk e përjashton mundësinë e arrestimit dhe mund ta detyrojë avionin presidencial rus të ulet në territorin polak, nëse ekziston bazë ligjore për këtë,” theksoi Sikorski, duke iu referuar raportimit të Reuters.

Ministri polak shtoi se është e mundur që Rusia të zgjedhë një itinerar alternativ për të shmangur hapësirën ajrore të vendeve të Bashkimit Evropian.
“Unë besoj se pala ruse është në dijeni të kësaj dhe për këtë arsye, nëse ky takim zhvillohet, ata do të shmangin fluturimin mbi Poloni apo Ukrainë,” tha ai.

Sikorski përmendi si rrugë të mundshme kalimin përmes Turqisë, Malit të Zi dhe Serbisë, ndërsa shprehu kritika të ashpra ndaj Hungarisë për ftesën që i ka bërë presidentit rus.
“Fakti që një vend i Bashkimit Evropian fton Putinin në samit nuk është vetëm një katastrofë diplomatike, por tregon qartë se Hungaria po e pozicionon veten mes Perëndimit dhe Rusisë,” shtoi ai.

Samiti i planifikuar në Budapest pritet të jetë takimi i parë ballë për ballë mes Donald Trumpit dhe Vladimir Putinit që prej rikthimit të Trumpit në Shtëpinë e Bardhë.

/Qendra.info/

Related

Previous Post

Ndihmësja e kongresmenit amerikan vret veten, pas dyshimeve për një lidhje jashtëmartesore me shefin e saj

Next Post

Ish-burgu i Spaçit, shndërrohet në hapësirë kujtese dhe dialogu ndërbrezor

Next Post
Ish-burgu i Spaçit, shndërrohet në hapësirë kujtese dhe dialogu ndërbrezor

Ish-burgu i Spaçit, shndërrohet në hapësirë kujtese dhe dialogu ndërbrezor

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.