Ambasada Amerikane në Beograd ka lëshuar një paralajmërim për sigurinë pas një incidenti që ndodhi sot para Kuvendit të Serbisë, duke këshilluar qytetarët amerikanë të shmangin zonën e qendrës së Beogradit.
Sipas njoftimit të ambasadës në rrjetin X, incidenti përfshinte një të shtënë me armë zjarri, ku për momentin nuk dihet numri i të lënduarve, pas të cilit shpërtheu një zjarr në Parkun Pionir, përballë parlamentit.
“Momentalisht incidenti duket i lokalizuar dhe nuk ka të dhëna për kërcënime ndaj qytetarëve amerikanë. Ambasada këshillon të gjithë shtetasit amerikanë që të shmangin këtë zonë”, thuhet në njoftim.
Po ashtu, disa çadra të vendosura nga mbështetësit e partisë qeverisëse në sheshin përpara Kuvendit u dogjën pas shpërthimit të zjarrit, i cili filloi rreth orës 10:00 dhe u lokalizua më pas. Para zjarrit, një person u plagos dhe një tjetër u arrestua për sulm./Qendra.INFO

