Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Prebreza i LVV-së shihet me kandidatin e PDK-së, Rrahim Tërnavën

Enesa Veseli by Enesa Veseli
22/10/2025
in Lajme
0
Prebreza i LVV-së shihet me kandidatin e PDK-së, Rrahim Tërnavën
0
SHARES
16
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Prishtinë, 22 Tetor 2025 – Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Fushë Kosovës, Valon Prebreza, është parë në një takim me kandidatin e Partisë Demokratike të Kosovës, Rrahim Tërnavën, duke ngritur pikëpyetje mbi mundësinë e koalicioneve lokale para balotazhit të 9 nëntorit.

Sipas pamjeve të siguruara nga Infokus, takimi është zhvilluar të martën në lokalin “Such Caffe”, në qendrën tregtare Royal në rrugën B të Prishtinës.

Prebreza, i cili në zgjedhjet e 12 tetorit doli i pari me 45.15% të votave, po zhvillon një sërë takimesh me përfaqësues të partive të tjera. Vetëm një ditë më parë, ai ishte takuar edhe me kandidaten e AAK-së, Vildane Latifi, e cila kishte përfunduar e katërta me 1.20% të votave.

Në dallim nga takimi me Latifin, që u publikua në rrjetet sociale, takimi me Tërnavën nuk u bë publik nga ana e Prebrezës. Megjithatë, kandidati i Vetëvendosjes kishte konfirmuar për media se “do të zhvillonte një takim me kandidatin e PDK-së”, çka tregon se bisedimet ishin në zhvillim.

Zhvillimet e fundit tregojnë për një dinamikë të re politike në prag të balotazhit, ku partitë opozitare duket se po shqyrtojnë mundësitë e marrëveshjeve lokale me Vetëvendosjen, për të ndikuar në rezultatin përfundimtar në disa komuna kyçe.

Related

Previous Post

Sorensen në Prishtinë: Diskutim për zbatimin e plotë të marrëveshjes së Brukselit dhe Aneksit të Ohrit

Next Post

Jean Paul Sartre ishte i pari fitues i cili vullnetarisht refuzoi Çmimin Nobel në Letërsi

Next Post
Jean Paul Sartre ishte i pari fitues i cili vullnetarisht refuzoi Çmimin Nobel në Letërsi

Jean Paul Sartre ishte i pari fitues i cili vullnetarisht refuzoi Çmimin Nobel në Letërsi

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.