23 tetor 2025 | Berlin — Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka deklaruar se e ardhmja e Kosovës është e rrënjosur në demokraci, e ndërtuar me miq dhe e udhëhequr nga vlerat euroatlantike.
Në një fjalim në Aspen Institute në Berlin, Osmani tha se Kosova po ecën drejt NATO-s dhe Bashkimit Evropian, si pjesë e pandashme e orientimit të saj strategjik.
“E ardhmja e Kosovës është e rrënjosur në demokraci, e ndërtuar me miq dhe e udhëhequr nga vlerat euroatlantike.
Kosova ka përqafuar reformën dhe zbatimin e saj si rrugën e vetme drejt zhvillimit dhe konsolidimit demokratik.
Por një gjë mbetet e palëkundur: e ardhmja e Kosovës është në NATO dhe në Bashkimin Evropian,” – shkroi Osmani në Facebook.
Ajo theksoi se ky orientim nuk është vetëm aspiratë e Kosovës, por edhe interes strategjik për të gjithë rajonin dhe për aleancën euroatlantike.

