Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Avionë luftarakë, bombardues dhe CIA: Çfarë po përgatit Donald Trump në Venezuelë?

Enesa Veseli by Enesa Veseli
24/10/2025
in Lajme
0
Avionë luftarakë, bombardues dhe CIA: Çfarë po përgatit Donald Trump në Venezuelë?
0
SHARES
6
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Një zhvillim dramatik po ndodh në Amerikën Latine: SHBA ka ngritur një forcë të fuqishme ushtarake në Detin e Karaibeve, me avionë luftarakë, bombardues strategjikë B-52, anije luftarake, dronë dhe njësi të CIA-s, në një nga vendosjet më të mëdha në rajon prej dekadash.

Burime të BBC raportojnë se bombarduesit amerikanë kanë kryer “demonstrime sulmesh bombarduese” pranë brigjeve të Venezuelës, ndërsa autoritetet në Uashington e paraqesin operacionin si pjesë të “luftës kundër trafikut të drogës”.
Megjithatë, analistët paralajmërojnë se qëllimi i vërtetë mund të jetë rrëzimi i regjimit të Nicolás Maduro-s.

Ekspertë të sigurisë thonë se prania e madhe ushtarake dhe përfshirja e CIA-s është një demonstrim force për të trembur ushtrinë venezuelase dhe rrethin e ngushtë të Maduros, duke i shtyrë drejt tradhtisë.

Trump ka miratuar edhe shpërblim prej 50 milionë dollarësh për informacione që çojnë në arrestimin e presidentit venezuelian, ndërkohë që tensionet mes dy vendeve po rriten çdo ditë.

Në rajon janë identifikuar të paktën 10 anije luftarake amerikane, përfshirë shkatërrues me raketa dhe anije për operacione speciale. Satelitët kanë kapur edhe avionë F-35 dhe dronë MQ-9 Reaper në Porto Riko – sinjal se Uashingtoni po përgatitet për çdo skenar.

Sipas ekspertëve, nuk është e qartë nëse kjo do të përfundojë në një pushtim apo mbetet një lojë presioni, por një gjë është e sigurt:
 Trump po dërgon një mesazh të fortë – fundi i regjimit të Maduros mund të jetë më afër se kurrë./Qendra.INFO

Related

Previous Post

Izet Mexhiti shpreh interes për të udhëhequr VLEN-in: “Nuk i iki përgjegjësisë, nëse koalicioni është i bashkuar”

Next Post

ZYRTARE: Gjenerali Wesley Clark konfirmohet si dëshmitar në mbrojtjen e Hashim Thaçit

Next Post
ZYRTARE: Gjenerali Wesley Clark konfirmohet si dëshmitar në mbrojtjen e Hashim Thaçit

ZYRTARE: Gjenerali Wesley Clark konfirmohet si dëshmitar në mbrojtjen e Hashim Thaçit

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.