Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka dënuar ashpër krahasimin e bërë ndaj partisë së saj, duke e quajtur atë të ulët, të rrezikshëm dhe fyese për shtetin e Kosovës.
“PDK është dhe do të mbetet shtylla e shtetit të Kosovës. Populli e di kush ka dhënë për këtë vend. Vetëvendosje dje mori atë që mbolli,” shkroi ajo.
Musliu theksoi se është koha për politikë me ide dhe rezultate, jo për shpifje dhe propagandë.

