Një aksident i rëndë ka ndodhur në Gjermani, ku tre persona kanë humbur jetën pasi automjeti me të cilin po udhëtonin ra në Kanalin Mittelland gjatë një ndjekjeje policore.
Sipas mediave gjermane, shoferi i një BMW me targa të Mynihut injoroi urdhrin e ndalimit nga policia dhe u përpoq të ikte me shpejtësi, por humbi kontrollin e mjetit.
Viktimat janë dy shtetas kroatë, të moshës 25 dhe 31 vjeç, dhe një serb, që dyshohet se ishte shoferi.
Makina u nxor nga kanali gjatë fundjavës dhe u sekuestrua për hetime mjeko-ligjore, ndërsa arsyet e arratisjes nga policia mbeten ende të paqarta.

