Kryetari i Partisë Mundësia, Agron Shehaj, ka mbrojtur në Kuvend kreun e SPAK-ut, Altin Dumani, duke e vlerësuar si figurën që ka sjellë rezultatet më të mëdha në luftën kundër korrupsionit dhe krimit në tre dekadat e fundit.
“Në tre vitet e fundit, Dumani ka bërë më shumë se çfarë drejtësia shqiptare ka bërë në 35 vitet e fundit,” tha Shehaj, duke shtuar se disa në Kuvend e trajtojnë Dumanin si fajtor, ndërsa ai është i vetmi që ka guxuar të preki pushtetin.
“Kur ka ndodhur që numri 2 i kryeministrit të shkojë në burg? Dumani nuk po i vjedh shqiptarët, përkundrazi po i mbron nga ata që i kanë vjedhur për vite me radhë,” përfundoi ai.
/Qendra.info/

