Një aksident komunikacioni ka ndodhur sot pasdite në rrugën Gjilan–Prishtinë, në afërsi të fshatit Badoc.
Sipas pamjeve të siguruara nga Qendra.info, një furgon është dalë nga rruga dhe është përplasur me mbrojtësen anësore. Në vendin e ngjarjes kanë dalë menjëherë njësitet e Policisë së Kosovës, të cilat janë duke u marrë me rastin dhe po rregullojnë qarkullimin në këtë segment rrugor.
Nga të dhënat e para nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa si pasojë e aksidentit është shkaktuar kolona e automjeteve dhe vështirësi në qarkullim.
Segmenti ku ndodhi aksidenti është në zonë me kufizim shpejtësie prej 30 km/h dhe me pjerrësi, ku shpesh raportohen raste të ngjashme.
Policia po heton shkaqet e këtij aksidenti.

