Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Kulturë

Ermonela Jaho rikthehet me koncert në Gjakovë më 15 nëntor

Enesa Veseli by Enesa Veseli
30/10/2025
in Kulturë
0
Ermonela Jaho rikthehet me koncert në Gjakovë më 15 nëntor
0
SHARES
4
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Sopranoja shqiptare me famë botërore, Ermonela Jaho, ka njoftuar se do të mbajë një koncert të veçantë në Gjakovë më 15 nëntor, një ngjarje që ajo e cilësoi si dhuratë për popullin shqiptar të Kosovës.
Lajmin e bëri të ditur gjatë një lidhjeje live nga New Yorku për Euronews Albania.

Koncerti do të mbahet në skenën e Kaninës, me ftesë të Fondacionit për Gjakovën, dhe Jaho do të performojë së bashku me Orkestrën e Teatrit dhe Baletit, nën dirigjimin e një dirigjenti spanjoll.

Në këtë mbrëmje muzikore, sopranoja do të sjellë një repertor me këngë shqiptare dhe mesdhetare, duke u fokusuar në motivin e kthimit në vendlindje, nostalgjinë dhe lidhjen shpirtërore me atdheun.

“Muzika do të shoqërohet me histori shqiptare mbi largimin nga vendi, migrimin, pritjen dhe sakrificat e popullit shqiptar. Muzika na lidh të gjithëve, është gjuha e shpirtit. Nuk ka rëndësi ku performohet, por ku bashkon shqiptarët — dhe kjo është diçka e bukur që kemi nevojë sot,” tha Jaho.

Artistja e njohur shtoi se vizita në Gjakovë është veçanërisht e rëndësishme për të:

“Kur shkova në Gjakovë, sikur u kthye koha mbrapa. Gjithçka aty ishte xhenuine, 100% shqiptare, që ka ende shpresë edhe në kohën e globalizmit.”

Ermonela Jaho, e lindur në Shqipëri, u largua në vitin 1993 me një bursë studimi dhe që atëherë ka përfaqësuar denjësisht artin shqiptar në skenat më prestigjioze të botës.

Related

Previous Post

Ekskluzive: Presidentja Osmani fton në takim krerët e partive parlamentare

Next Post

Grenell: Ajo që po i ndodh Thaçit s’është drejtësi – duhet t’i padisë të gjithë në Hagë në një gjykatë amerikane, kur të lirohet

Next Post
Grenell: Ajo që po i ndodh Thaçit s’është drejtësi – duhet t’i padisë të gjithë në Hagë në një gjykatë amerikane, kur të lirohet

Grenell: Ajo që po i ndodh Thaçit s'është drejtësi – duhet t’i padisë të gjithë në Hagë në një gjykatë amerikane, kur të lirohet

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.