Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Grenell: Ajo që po i ndodh Thaçit s’është drejtësi – duhet t’i padisë të gjithë në Hagë në një gjykatë amerikane, kur të lirohet

Enesa Veseli by Enesa Veseli
30/10/2025
in Lajme
0
Grenell: Ajo që po i ndodh Thaçit s’është drejtësi – duhet t’i padisë të gjithë në Hagë në një gjykatë amerikane, kur të lirohet
0
SHARES
5
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

I dërguari special për Misione të Veçanta i Presidentit amerikan Donald Trump, Richard Grenell, ka kritikuar ashpër sistemin evropian të drejtësisë, duke e cilësuar si “brutal” dhe “të drejtuar nga elitat”.

Në një postim në platformën X, Grenell ka reaguar ndaj faktit që ish-Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ndodhet në paraburgim në Hagë për pesë vjet pa një vendim gjyqësor përfundimtar.

“Ka shumë arsye pse Evropa po dështon. Por një shembull është numri i madh i politikanëve evropianë që qëndrojnë rehatshëm të heshtur, ndërsa Haga mban një Kryetar Shteti në burg për 5 vite pa gjyq. Dhe pastaj gjyqi zgjat edhe disa vite të tjera.” – ka shkruar Grenell

Ai ka shtuar se kjo nuk është drejtësi dhe ka sugjeruar që askush të mos marrë më “këshilla juridike nga Evropa”.

“Është një sistem brutal dhe arkaik, i drejtuar nga elitat. Kjo nuk është drejtësi. Dhe askush nuk duhet të marrë më kurrë këshilla juridike nga një evropian.”

Grenell tha se shpreson që Thaçi, pas lirimit, “t’i padisë të gjithë në Hagë në një gjykatë amerikane.”

“Shpresoj që Hashim Thaçi t’i padisë të gjithë në Hagë në një gjykatë amerikane kur të lirohet – në fund të fundit, janë paratë e taksapaguesve amerikanë.” – ka shtuar ai. /NACIONALE.

 

https://x.com/RichardGrenell/status/1983617618373439992

Related

Previous Post

Ermonela Jaho rikthehet me koncert në Gjakovë më 15 nëntor

Next Post

Armand Duka: Kombëtarja i ka dyert e hapura për çdo shqiptar, kudo që jeton

Next Post
Armand Duka: Kombëtarja i ka dyert e hapura për çdo shqiptar, kudo që jeton

Armand Duka: Kombëtarja i ka dyert e hapura për çdo shqiptar, kudo që jeton

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.