Në lidhje me këtë situatë të krijuar, lajmi.net ka pyetur edhe misionin e NATO-s në Kosovë, (KFOR) në lidhej me situatën e sigurisë.
“Ne jemi në dijeni të këtyre raporteve. Situata e sigurisë në Vijën Kufitare Administrative (ABL) është e qetë”,u tha në përgjigjen e tyre.
Gjithashtu u tha se Policia e Kosovës ka nisur një hetim dhe mbetet në kontakt të ngushtë për këtë çështje edhe me KFOR-in.
“Policia e Kosovës ka koordinuar aktivitetin e saj përkatës në anën e Kosovës me KFOR-in”, u tha tutje.
Pasditen e djeshme, autoritetet e Kosovës e kanë akuzuar Serbinë për cenim të integritetit territorial pasi u tha se më 1 nëntor kanë pranuar informacionin se në zonën e Leposaviqit një shtetas i Kosovës, nga nacionaliteti serb Milan Vukashinoviq dyshohet se është plagosur deh është rrëmbyer nga xhandarmëria serbe.
Në njoftimin e bërë publik, Policia saktësoi faktin se tanimë kanë informuar edhe KFOR-in deh se janë në bashkëpunim për çdo lëvizje.
Sipas saj, “kjo është edhe një dëshmi shtesë e qasjes së saj hegjemoniste, ku çdo qytetar që guxon të flasë të vërtetën rreth regjimit autokratik të Vuçiqit, sulmohet dhe torturohet në mënyrën më barbare të mundshme”.
Kurse ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Svecla tha se ky veprim është pjesë e politikave të Serbisë për frikësimin dhe përndjekjen ndaj qytetarëve të cilët nuk i binden regjimit të presidentit serb, Aleksandar Vuciq.
Sipas saj, “kjo është edhe një dëshmi shtesë e qasjes së saj hegjemoniste, ku çdo qytetar që guxon të flasë të vërtetën rreth regjimit autokratik të Vuçiqit, sulmohet dhe torturohet në mënyrën më barbare të mundshme”.
KFOR-i, veç tjerash, është përgjegjës për sigurinë në vijën kufitare mes Kosovës dhe Serbisë.
Ndërkaq, më 2023 tre pjesëtarë të Policisë së Kosovës ishin arrestuar.

