PRISHTINË – Lëvizja Vetëvendosje ka nisur mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm me ekzekutimin e himnit të Shqipërisë, raporton Periskopi.
Mbledhja po zhvillohet në selinë qendrore të partisë në Prishtinë, vetëm disa orë para përfundimit të afatit ligjor për dërgimin e emrit të mandatarit për formimin e Qeverisë në përpjekjen e dytë.
Në takim po marrin pjesë figura të larta të partisë, përfshirë drejtuesit e strukturave qendrore dhe anëtarët e Këshillit të Përgjithshëm, të cilët pritet të diskutojnë për zhvillimet e fundit politike dhe hapat e mëtejshëm të Lëvizjes.

