PRISHTINË – Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka propozuar Glauk Konjufcën si mandatar të dytë për formimin e Qeverisë së Kosovës, raporton Periskopi.
Megjithatë, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka bërë të ditur se nuk do ta mbështesë kandidaturën e Konjufcës.
Shefja e grupit parlamentar të AAK-së, Time Kadrijaj, e ka konfirmuar këtë për Periskopin.
“Jo, nuk e votojjë,” – tha shkurt Kadrijaj, duke përjashtuar mundësinë që partia e saj të japë votën për Konjufcën.
Propozimi i Kurtit vjen pak orë para përfundimit të afatit kushtetues për dorëzimin e emrit të mandatarit për përpjekjen e dytë për formimin e qeverisë, pas dështimit të raundit të parë.

