PRISHTINË – Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Avdullah Hoti, ka reaguar pas vendimit të Presidentes për mandatimin e Glauk Konjufcës si kandidati i dytë për kryeministër të vendit, raporton Periskopi.
Në një postim në Facebook, Hoti e ka cilësuar këtë veprim si një “manovër politike”, duke shtuar se vendi ka nevojë për stabilitet institucional, jo për lëvizje taktike që, sipas tij, vetëm e zgjasin krizën politike.
“Mjaft më me manovra politike. Kosova ka nevojë për institucione stabile dhe përgjegjësi politike,” – ka shkruar Hoti.
Reagimi i tij vjen menjëherë pas njoftimit se Glauk Konjufca është mandatuar nga Presidentja për të formuar qeverinë, pas propozimit të bërë më herët nga Albin Kurti.

