Sonte, bota e futbollit do të ndalojë frymën teksa Liverpool dhe Real Madrid përballen në një nga ndeshjet më të shumëpritura të Champions League.
Sipas parashikimeve, mbi 700 milionë shikues nga e gjithë bota pritet të ndjekin përplasjen gjigante, duke e bërë atë ndeshjen më të shikuar në historinë e Champions League deri më sot.
Atmosfera është në kulm, tifozët janë të etur për spektakël, ndërsa të dy skuadrat kërkojnë fitoren që do të vulosë dominimin e tyre në arenën evropiane.

